Fshirja e të dhënave
Përditësuar më 21 tetor 2026
Mund të kërkosh në çdo kohë që të fshijmë të dhënat që kemi për ty dhe për biznesin tënd, përfshirë ato që kemi marrë nga Facebook, Instagram, WhatsApp dhe TikTok.
Si ta kërkosh
Na shkruaj «Fshini të dhënat e mia» te support@hysa-tech.com ose WhatsApp +355 69 260 6546, nga numri ose email-i i lidhur me llogarinë tënde.
Për të ndaluar menjëherë qasjen tonë, mund ta heqësh InBoard edhe te Facebook: Cilësimet, Aplikacionet dhe faqet e internetit, InBoard, Hiq. Për Instagram dhe TikTok, gjeje InBoard te aplikacionet e lidhura në cilësimet e llogarisë.
Çfarë fshijmë
Brenda 30 ditëve fshijmë llogarinë, çelësat e llogarive të lidhura, videot, Reels, mesazhet dhe draftet e përgjigjeve. Mbajmë vetëm të dhënat e faturimit që kërkon ligji.
Konfirmimi
Të kthejmë përgjigje me një kod konfirmimi dhe datën kur u krye fshirja.